“Luarasi” mbi dy dekada histori në investimin e dijes, formimin e profesionisteve e suportin e studentëve në tregun e punën.

Në një periudhe jo fort të lehtë për tregun e punës ajo që konsiderohet zgjedhje e zgjuar nga keshilluesit e karrierës dhe ekspertët e punësimit është pikërisht zgjedhja e studimeve të larta.

Dega që do të zgjidhni dhe ajo çfarë është më e rëndësishme emri i Universitetit që do të mbajë diploma juaj do të përkthehet shumë shpejt në “dyer të hapura”.

Një logo që flet vetë është Universiteti Luarasi.

Të ftuar në Vila24 studentet e ekselencës shumë pranë mbylljes së vitit të pestë të studimeve rrëfyen se tashmë rruga e tyre drejt një të ardhmeje të suksesshme profesionale ka nisur.

Egi, Klea, Shila dhe Françeska janë studente të vitit të pestë në Universitetin Luarasi, në degët e drejtësisë dhe infermierisë.

Secila prej tyre rrëfen pse zgjodhen këtë Universitet dhe çfarë presin në vazhdim për karrierën e tyre.

“Ishte dera e parë që zgjodhem të vizitonim nga afër”- tregon Klea. Prindërit donin të flisnin e shihni Universitetin ku une do studioja. Pas një takimi me administratorin e Universitetit kuptuam që ishte ajo që po kërkonim. Tashmë suportohem edhe me bursë ekselence dhe jam e bindur që kemi bëre zgjedhjen e duhur.”

Egi është gjithashtu etuziaste për të ardhmen e saj. Me ndihmën e Universitetit kryen praktikën në Gjykatë ku ka konkretizuar nga afër gjithçka kishte përftuar nga vitet e studimit.

Shila pohon se bashkëpunimi student-pedagog është një tjetër pikë e fortë që ajo ka ndjerë.

“Ne ndihemi koleg me pedagogët tanë, raporti miqësor e bën rrugën më të lehtë e të bukur. Mbi të gjitha ndihemi të privilegjuar të studiojmë me një staf pedagogjik të niveleve maksimale”.

Françeska prej 3 vitesh studion e punon pranë një klinike okulistike.

“Jam asistente e mjekut okulist- tregon ajo- infermieria ka qënë ëndrra ime që fëmijë e sot po bëj atë që kam dashur gjithmonë.”

Resina Pllaha, Pedagoge në Fakultetin Ekonomik dhe keshilluese karriere thotë për Vila24 se jemi pikërisht në momentin e një mesazhi drejtuar maturantëve të cilët janë në dilemat e zgjedhjes për Universitetin e tyre.

-Të gjithe do të thonin “Ne jemi më të mirët” shprehet Pllaha. Unë do doja të thoja se ne jemi aty çdo ditë. Merrni femijët e ejani na vizitoni. Shikoni nga afër ambjentet, laboratorët, kushtet e mesimëdhenies e ajo që është më e rëndesishme të njiheni me programet e Luarasit, me pedagogët e nderuar, me mundësitë për eksperienca jashtë vendi, me sukseset e meparshme që jane tregues për brezat e dalë nga ne. Dhe pse jo, të jemi të sinqertë të perfitoni edhe nga ofertat e uljeve nga regjistrimet e hershme”

Universiteti është ai që do flasë për ju gjithë jetën. Luarasi bindshëm do të jetë Logo që do t’ju bëje të ndiheni krenar për veten.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb