Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibikha, deklaroi sot se Ukraina është e hapur për bisedime në çdo format, për sa kohë që Kievi konstaton se Moska po tregon përkushtim të vërtetë ndaj rrugës së vështirë drejt paqes.
Ai shtoi se Rusia mund të dëshmojë sinqeritetin e saj për paqe nëse pranon një armëpushim real që zgjat të paktën 30 ditë.
“Nëse Rusia është e gatshme për një ndalim të luftimeve prej 60 apo 90 ditësh, edhe ne jemi të gatshëm”, shkroi ai në një postim në platformën X.
Ukraine once again confirms its readiness for peace talks in any format as soon as we see that Russia is truly prepared for the difficult path to peace, rather than just peace populism or a brief propaganda ceasefire for the May 9 parade.
Russia can demonstrate its genuine…
— Andrii Sybiha 🇺🇦 (@andrii_sybiha) April 30, 2025
Më tej, ministri theksoi se është koha që Rusia të ndalojë deklaratat për paqe dhe të kalojë në veprime konkrete, duke pranuar një armëpushim të sinqertë dhe të qëndrueshëm pa vendosur kushte.
