Julen Lopetegui është një hap larg rikthimit në stol. Trajneri spanjoll, i shkarkuar në janar nga West Ham, ka marrë një ofertë nga Federata e Futbollit të Katarit dhe ka shumë gjasa të marrë frenat e kombëtares aziatike.
Ish-trajneri 58-vjeçar i Ëolverhampton dhe Sevilla ka besimin e zyrtarëve të Katarit, për nisjen e një projekti të ri.
Katari është aktualisht në garë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, edhe pse do të jetë e vështirë për ta arritur në mënyrë direkte. Në vitet e fundit, Kombëtarja e Katarit ka arritur kulmin e karrierës së saj duke fituar dy Kupa të Azisë.
