Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të komunikimit në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, ku iu përgjigj kritikave dhe komenteve të qytetarëve, por edhe akuzave të hedhura nga opozita.
Në fokus të reagimit të tij ishte Kongresi i Partive Popullore Europiane (PPE), ku mori pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili artikuloi një sërë akuzash ndaj qeverisë, përfshirë blerje votash, punësime elektorale dhe abuzime me detyrën.
Rama i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se SPAK është struktura e posaçme që do të merret me çdo denoncim dhe duke ironizuar opozitën për, siç tha ai, “broçkullat e zakonshme pas çdo humbjeje”.
“Dje ra boria e parë e humbjes, në një mbledhje diku në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre e nuk dinë ç’të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty nisi avazin. Blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe favorizime, abuzime me detyrën dhe mediat, emërim ilegal të kryetarëve të bashkisë, kërcënim e kërcënime kundër kandidatëve të opozitës, mal me broçkulla të përsëritura sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë të tërë speciale SPAK, i fokusuar në të gjitha denoncimet që ma merr mendja që janë lum sepse kur shoh këtë fletërrufe duhet mbështetur me denoncime, njësoj si ato të kohës së dikurshme.
Denonco, nis presionin, vër prokurorët nën ditën e presioneve dhe detyroi të nisin procese derisa të nisin hetimet. Dhe më pas shpall fajësinë ti. Kjo është logjika.
Për punësimet elektorale, qeveria ka nxjerrë vendim që ka ndaluar të gjitha llojet e punësimeve, nuk e kërkon ligji por e bëmë ne për të shprehur vullnetin e mirë që fusha e betejës të jetë e barabartë”, tha ai.
(BalkanWeb)
