Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet sot në ndodhet sot në Librazhd ku po prezanton kandidatët e Aleancën për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.

Ai i ka bërë thirrje punonjësve të administratës që të mos kthehen në patronazhistë duke iu dorëzuar presioneve nga mazhoranca.

“Një thirrje kam për punonjësit e administratës. Qëndroni të palëkundur, shërbëtorë të qytetarëve, besnikë të ligjit. Mos u bëni terroristë patronazhistë sepse u garantoj se patronazhistët do ndiqen si terroristë elektoralë gjithë jetën e tyre. Të dashur miq, unë po vij nga Valencia.

Kongresi i PPE i 82 partive politike, kongresi i forcës më të fuqishme në Europë, miratoi një rezolutë, në të cilën gozhdonte Edi Ramën dhe regjimin e tij si një regjim që minon votën e lirë.

Si një regjim që minon demokracinë. Si një regjim që bashkëpunon me krimin. Si një regjim që nuk ka të ardhme. Si një regjim që nuk e do Shqipërinë në Europë.

Ndaj u bëj thirrje të dëgjoni zërin e miqve tanë, që shohin tek PD forcën kryesore politike të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, të begatimit dhe prosperitetit të tyre, të integrimit të tyre në Europë. 11 Maji është dita e ndryshimit, dita e fitores. E Librazhdit madhështor, Elbasanit madhështor, Shqipërisë madhështore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb