Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i Milan, Joao Felix u shpreh se skuadra po ecën mirë dhe se synimi është fitimi i Kupës së Italisë.
“E rëndësishme është që ne vijmë nga dy fitore radhazi, njëra prej të cilave në derbi.
Skuadra po bën mirë dhe ne duam të vazhdojmë kështu deri në fund për të përmbushur ëndrrën që kemi të gjithë, që është të fitojmë Kupën e Italisë”- tha Felix.
