Më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian po planifikojnë të përfitojnë nga një përjashtim i posaçëm fiskal për të rritur shpenzimet në sektorin e mbrojtjes, njoftoi Këshilli i BE-së.
Kjo klauzolë emergjente, e propozuar nga Komisioni Evropian në fillim të vitit, lejon që vendet të investojnë deri në 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje për një periudhë katërvjeçare, pa u penalizuar për shkelje të rregullave të deficitit apo borxhit publik.
Vendimi pason presionet nga SHBA që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, veçanërisht në ‘dritën’ e luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Gjermania dhe Polonia kryesojnë në këtë përpjekje për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, por në listë janë përfshirë edhe Hungaria e Sllovakia, ndonëse qeveritë e tyre janë perceptuar si më të afërta me Moskën.
