Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, po jep dorëheqjen nga roli i tij, sipas CBS dhe mediave të tjera.

Zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij, thonë raportet.

Kjo vjen disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në aplikacionin Signal, në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në Jemen, në shoqërinë e një gazetari, i cili ishte shtuar pa dashje.

Ky është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb