Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë, ku tha se Rama është në panik të thellë dhe i tmerruar nga krimet që ka kryer gjatë qeverisjes së tij.

Berisha paralajmëroi se data 11 maj do të shënojë fundin politik të Ramës, ndërsa e akuzoi për sjellje banale dhe përçmim ndaj qytetarëve. Ai theksoi se opozita është ringritur dhe është gati për përballje vendimtare.

Kreu i PD Sali Berisha në Tiranë: Ne shpëtuam opozitën nga një monstër, që donte Shqipërinë si një vend pa opozitë. Sot jemi ballë për ballë me të, ai është nën panik të thellë, i tmerruar nga vetja e tij, i tmerruar nga krimet që ka kryer, i tmerruar nga braktisja e madhe e qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.

Kudo shkon ka me vete zyrtarë të zgjedhur me listë dhe vazhdon banalitetin e turpshëm. Thotë fjalë banale si çyrykë, budalla, kënetë, zhapik. Më 11 maj, Rama ke marrë fund, je i pashpresë. Askush nuk i beson Ramës, ai është në stadin e tretë të njeriut të pashpresë dhe ky është stadi i njeriut të marrë fund, e ky është stadi ky njeriu beson gënjeshtrat e tij.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb