Drejtuesi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi dhe kandidatja e PD për deputete Dhurata Çupi, kishin një debat në emisionin Log. në News 24.
Shehi tha se partitë e mëdha politike mendojnë si bolshevikë, duke thënë se duan të zhdukin partitë e vogla. Ndërsa, Dhurata Çupi tha se partitë e vogla nuk mund të bëjnë diçka me një deputet.
Dhurata Çupi: E zbatoni programin tuaj me 1 deputet? Bëni dot ndryshime në Kushtetutë me një 1 deputet?
Dashamir Shehi: Po ju si e zbatoni programin, me 20 deputetë? Ne kemi program më të mirë se ju.
Dhurata Çupi: Nuk bëhet gjë me një deputet.
Dashamir Shehi: Këta thonë se ju jeni të vegjël dhe duhet të qërroheni. Ky është bolshevizëm. Kështu është demokracia, ne ofrojmë një alternativë. Ne i ofrojmë shqiptarëve një imazh ndryshe. Alibeaj është djalë i ndershëm. Duhet të ndryshohet Ligji Zgjedhor, që masakron demokracinë, që as me 50 përqind të votave, merr PS mbi 70 mandate, këtë e bënë Rama e Berisha. Unë kam propozuar disa gjëra që bëhen. Dhe të bëjmë skemë subvencioni nga poshtë për rritje pensionesh. Ne po ftojmë shqiptarët që të votojnë për veten e vet. Unë jam një njeri që jetoj akoma në në një shtëpi të Enver Hoxhës, jam i ndershëm.
