I ftuar në emisionin Log. në News24, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, kritikoi ashpër partitë kryesore në vend, duke deklaruar se si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Demokratike kanë interes për të ruajtur status quo-në politike.
“PS dhe PD e duan këtë status-quo. Këta në PD kanë qenë me Bashën dhe tani e shajnë. Humbi PD dy herë dhe nuk doli ndonjëri e të thotë se dikush ka gabuar,” – u shpreh Shehi.
Ai shtoi se shqiptarët kanë arritur të bëhen pjesë e Europës përpara qeverisë aktuale, falë përpjekjeve të tyre individuale: “Shqiptarët kanë marrë pasaporta të BE-së e kanë hyrë në Bashkimin Europian përpara Ramës. Ne duam që të kemi një pjesë të Europës këtu, e jo Europën e diplomatëve.”
Në fund të deklaratës së tij, Shehi u bëri thirrje qytetarëve: “Shqiptarë, votoni ndryshimin.”
Dashamir Shehi: PS dhe PD e duan këtë status-quo. Këta në PD kanë qenë me Bashën dhe tani e shajnë. Humbi PD dy herë dhe nuk doli ndonjëri e të thotë se dikush ka gabuar. Shqiptarët kanë marrë pasaporta të BE-së e kanë hyrë në Bashkimin Europian përpara Ramës. Ne duam që të kemi një pjesë të Europës këtu e jo Europën e diplomatëve. Shqiptarë, votoni ndryshimin.
