Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruti”, duke zbuluar një bazë të armatosur në fshatin Rrencë, që dyshohet se shërbente për grupe kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga Ç. J., 61 vjeç, pronari i banesës ku u gjet një arsenal armësh dhe municionesh. Burime zyrtare konfirmojnë se ai është me precedent penal për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi:
-11 pistoleta,
-kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës,
-rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
-2 jelekë antiplumb,
-1 silenciator.
Autoritetet dyshojnë se këto armë janë përdorur ose ishin në përgatitje për t’u përdorur në ngjarje kriminale. Të gjitha provat materiale janë dërguar për ekspertizë balistike në Institutin e Policisë Shkencore.
