Albana Vokshi, kandidate për deputete nën siglën e Partisë Demokratike, është paraqitur sot në SPAK në cilësinë e kallëzueses për krime zgjedhore, duke ofruar informacion shtesë mbi denoncimet e mëparshme.

Vokshi akuzoi Partinë Socialiste për keqpërdorimin e administratës publike në funksion të fushatës zgjedhore. Ajo u bëri thirrje punonjësve të shtetit të mos përfshihen në veprime të paligjshme, duke paralajmëruar se çdo shkelje zgjedhore do të përballet me drejtësinë.

“Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit.

Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD.

Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë. Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë”, u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb