Një zjarr i fuqishëm është regjistruar vetëm pak minuta më parë në një apartament në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shfaqen shtëllungat e tymit që dalin nga apartamenti i katit të gjashtë.

Nga raportimet e deritanishme dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sakaq, flakët janë shuar më vonë pas ndërhryjes së forcave zjarrfikëse, ndërsa nuk raportohet se ka pasur persona të lënduar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb