Adriana Kalaja, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi në një intervistë për News 24 se qytetarët kanë reaguar pozitivisht ndaj Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ajo theksoi se Partia Demokratike ka programin më të mirë në 35 vitet e fundit dhe se pakënaqësia ndaj keqqeverisjes aktuale është në rritje. Kalaja kritikoi Kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se ai thotë mashtrime lidhur me integrimin europian, duke theksuar se standardet e brendshme janë kushti i parë për anëtarësimin në BE. Ajo u zotua se si deputete nuk do të mbështesë ligje që bien ndesh me interesat e qytetarëve.

Adriana Kalaja: Qytetarët janë të pakënaqur me keqqeverisjen. Shumica dërrmuese e qytetarëve ka reagim pozitiv për Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Kjo, për shkak edhe për programin shumë të mirë që ka pasur PD, por edhe për shkak të dështimeve spektakolare të qeverisë në 12 vite. PD ka programin më të mirë në 35 vite. Edi Rama mashtron shqiptarët me pasaportën europiane.  Anëtarësimi në BE nuk varet nga kryeministri Edi Rama. Fillimisht duhet që të rriten standardet dhe më pas shkohet tek pasaporta europiane. Unë jam një grua e fortë, jam marrë me aktivizëm dhe me politikë. Nëse do jem deputete, nuk do të votoj ligje në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: