Klevis Balliu, kandidati i PD-së për zgjedhjet e 11 majit, vijon turin e tij në Tiranë, duke takuar qytetarët dhe prezantuar programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Drejtuesi politik për Tiranën shkruan se qeveria aktuale rriti vetëm taksat, ndërsa premton se me ardhjen në pushtet të PD-së, Shqipëria do të futet në shinat e normalitetit.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

“Vazhdojnë takimet me qytetarët, çdo rrugë e Tiranës po i bashkohet ndryshimit.

Tirana e ka kuptuar qartë që qeveria e cila në 12 vite nuk rriti rroga e pensione, por rriti vetëm taksa është qeveri e dështimit dhe e varfërimit të tyre .

Së bashku ne do të rikthejmë Shqipërinë në shinat e normalitetit për ta çuar atë drejt madhështisë.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb