Policia e Cërrikut ka finalizuar një operacion ku ka arrestuar dy persona të përfshirë në një vjedhje të ndodhur në selinë e PD, të marrë me qira për qëllime elektorale.

Shtetasi Arben Metani, i cili kishte vjedhur një televizor dhe një kompjuter në objektin politik të “Partisë Demokratike”, u arrestua dhe u vërtetua se ishte autor me precedentë penalë.

Po ashtu, u arrestua edhe Klevis Zane, i dyshuar për përvetësimin e kompjuterit të vjedhur. Policia sekuestroi sendet e vjedhura dhe i dorëzoi ato për ruajtje subjektit politik. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për  veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.

Sekuestrohen sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:

– Arben Metani, 36 vjeç, banues në Cërrik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Klevis Zane, 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.  Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z.. Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: