Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Kurbin, në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit, tha në fjalën e tij se në prag të zgjedhjeve ka një vërshim të emigrantëve nga të gjithë vendet për të votuar kundër regjimit të Edi Ramës.

“Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë.

Ta përcjellim atje ku e ka vendin”, tha Berisha.

Më tej, ai u premtoi të rinjve, se qëllimi më madhor i programit tonë është që ata ëndrrën e tyre të bukur shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri.

“Pa ëndrrën e tyre kombi nuk ka të ardhme”, theksoi kreu i PD.

Ndërsa biznesit, Berisha tha se i garanton se klima më miqësore do krijohet 100 ditët e para për ta.

“Se energjia do shitet tre herë më lirë, me 6 lekë nga 18. Tarifat e ujit do përgjysmohen.

TVSH do zbresë në 15 përqind. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH për bizneset e vogla do rriten në 150 mijë euro”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb