Trajneri i Napolit, Conte bëri analizën e tij para sfidës ndaj Lecces.

“Objektivi kryesor është arritur para afatit, jemi në Champions League dhe ju e dini se sa vlen ekonomikisht për të gjitha klubet e mëdha.

Të mos harrojmë se dy javë më parë ishim 3 pikë mbrapa, kjo duhet të shërbejë për të ruajtur qetësinë dhe përulësinë që nuk duhet humbur kurrë nga ambienti i Napolit që duhet të kuptojë se po marrim pjesë të gjithë bashkë për diçka të papritur, askush nuk e imagjinonte, por duhet të qëndrojmë të bashkuar, të përulur, me këmbët në tokë.

Kanë mbetur edhe 4 ndeshje dhe kam pasur eksperienca në të cilat kam humbur dhe kam fituar titullin në javën e fundit. Ka vetëm një ekip që fiton, por djemtë punuan në mënyrë të përulur, pa fantazi, substanca është e rëndësishme”,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb