Kandidatja e PD në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, Dhurata Çupi ka vijuar takimet me qytetarët në kryeqytet. Teksa ndodhemi 1 javë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Çupi ka takuar banorët e Njësive 1 dhe 9 në Tiranë me të cilët ka bashkëbiseduar pikat kryesore të programit qeverisës të PD.

Çupi ka premtuar një përfaqësim aktiv dhe gjithëpërfshirës Kuvend, duke vënë theksin te ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe lufta ndaj korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale teksa pasqyron aktivitetet e saj politike, deputetja e PD, Dhurata Çupi duke kërkuar votën e qytetarëve premton se programi i PD për rritjen e pagave dhe pensioneve, vendosjen e minimumit jetik 200 euro në muaj për çdo familje të varfër si dhe ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe naftës, do të bëhet realitet pas 11 majit.

Postimi
Një përshëndetje nga Grupi jonë.
Takime në çdo rrugë e rrugicë. Programin e Partisë Demokratike do ta bëjmë realitet për qytetarët pas 11 Majit.
Voto Partia Demokratike.
Voto Dhurata Çupi Tyli!

(BalkanWeb) 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb