Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një nga të plagosurit nuk ka qenë pjesë e konfliktit. Ajo është një grua e cila është ndodhur rastësisht në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraparake, e plagosura është shitëse ambulante, ndërkohë që të gjithë të plagosurit janë transportuar  drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb