Një automjet mori flakë në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.
Makina e djegur plotësisht dyshohet që doli nga rruga ku më pas u përfshi nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Për këtë ngjarje reagoi dhe policia e Lezhës, pasi në disa media u pasqyrua si e përfshirë në ngjarjen e Laçit me 5 të plagosur, gjë e cila përgënjeshtrohet zyrtarisht.
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, pasi drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë nga makina.
(BalkanWeb)
