E ardhmja e Ademola Lookman vazhdon të jetë çështje te Atalanta. Sulmuesi nigerian po mendon seriozisht të largohet nga Bergamo dhe interesi nuk mungon.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Arsenali i është bashkuar listës së gjatë të ekipeve që e duan lojtarin.

Paris Saint-Germain gjithashtu mund të trokasë përsëri në derë dhe nuk përjashtohet një ofertë e mundshme.

Për Lookman, Atalanta nuk bie posht një shifre që shkon në 50 milionë euro. Se si do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb