Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si Qaf Burrel, ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur, duke marrë me vete një mjet tip fadrom me të cilin po punonte një i ri.

Nga shembja e stogut është çarë edhe një rezervuar uji që ishte krijuar nga puna e fabrikës së përpunimit të kromit të varfër, e për pasojë ka marrë me vete mjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë e dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit fadrom.

Fabrika që përpunohej minerali i kromit ishte marrë me qera pak muaj më parë nga dy shtetas kinez.

Njoftimi i policisë:

Klos / Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.

Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb