Kryetari i Koalicionit, Shqipëria bëhet-Nisma, Adriatik Lapaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit cilësoi partitë e reja si “farë e keqe”.

Lapaj shprehet se Rama nuk do të jetë kryeministër pas 11 majit.

“Përpos se i pangopur, është dhe mosmirënjohës. Pasi u bë kryeministër, duke bashkuar votat me LSI-në, e pasi i shpërbleu me 20 përqind të vendeve të punës në administratë, duke trajtuar administratën sikur ta kishte plaçkë të veten, e pasi i bëri ministra, kryetarë parlamenti, e deri president të vendit, tani bën sikur ka zbritur nga ndonjë planet tjetër, dhe nuk ka qenë ky autori i këtyre gjërave.

Zoti Rama, nëse do të jetë në dorën tonë përmes votave të qytetarëve, krijimi i kësaj qeverie që vjen, ti nuk do të jesh kryeministri i këtij vendi. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik”, u shpreh në përgjigjen e tij Lapaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb