Gjatë një aktiviteti për çeljen e sezonit turistik në Himarë, kryeministri Edi Rama u ndal te problematika e titujve të pronësisë, duke theksuar se puna për zgjidhjen e tyre do të vazhdojë edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore.

Ai foli gjithashtu për disa projekte të reja në zonë, përfshirë ndërtimin e një sheshi qendror dhe krijimin e hapësirave të posaçme për parkimin e makinave.

Në fjalën e tij nuk munguan edhe momentet humoristike, ku iu drejtua me batuta kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, duke e falënderuar për realizimin e guidës turistike të qytetit dhe duke e përshkruar si një njeri me humor dhe shije për jetën.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi, të shtyjmë përpara dhe gjëja më e mirë në këtë terrtitor ka rënë një qetëso dhe ndihet një energji pozitive. Pas mbylljes së fushatës, të fokusohemi te punët që duhet të vazhdojmë në këtë territor. Kemi mbyllur një pjesë të çështjes së pronësisë me shtëpitë e vjetra, por e di shumë mirë që puna vazhdon me pjesë të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë.

Kemi folur me Vagjelin për qendrën e Himarës. Nuk e ka një qendër, ka një tmerr aty. Kemi folur për parkingun e madh nëntoksor te Stadiumi. Do të bëjmë një gjë spektakolare me parkingun. Kemi folur për Borshin, për zonat e tjera. Dhërmiu do të jetë komplet tjetër falë punës së Mirelës dhe Vangjelit, janë të dy gjirokastritë”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb