Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shtyrë vizitën e javës së ardhshme në Azerbajxhan, njoftoi zyra e tij të shtunën, pjesërisht për shkak të zhvillimeve të fundit në Gaza dhe Siri.
Zyra e kryeministrit përmendi gjithashtu “axhendën e ngjeshur diplomatike dhe të sigurisë” dhe tha se vizita do të riplanifikohej, pa njoftuar një datë të re.
Netanyahu do të vizitonte Azerbajxhanin nga 7 deri më 11 maj dhe pritej të takohej me Presidentin Ilham Aliyev. Izraeli dhe Azerbajxhani mbajnë lidhje të ngushta në siguri dhe energji.
(A.A/BalkanWeb)
