Lazio triumfoi 0-1 ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Lacialët e nisën mirë takimin dhe zhbllokuan llogaritë që në minutën e parë me Dia, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Hysaj.

Në Castellani vendasit mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Colombos.

Në të 76-tën minutë u barazua numri i lojtarëve në fushë, pasi mbrojtësi kuqezi Hysaj u ndëshkua me karton të kuq. Lazio është në vendin e katërt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb