Kreu i PD Sali Berisha shkon sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, në orën 8.30, për aferën “Partizani”.
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi – i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpie – dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.
PD iu ka dërguar mesazh strukturave të saj, që në këtë orë të protestiojnë përpara selisë të SPAK.
Mesazhi i PD për strukturat
“Të dashur miq. Ditën e Hënë në ora 8:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it.
Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty.
Ora 8:30 përpara selisë SKAP-it . Faleminderit.
