29-vjeçari Ardit Beshiri është i riu që prej rreth dy ditësh rezulton i humbur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e quajtur Qafë-Burrel, në Klos.

Kushëriri i Beshirit, Mevlan Taraj ka folur për mikrofonin e Neës24 duke apeluar ndaj institucioneve shtetërore që të ndihmojnë me gjetjen e trupit.

Taraj u shpreh se trupi i tij mund të gjendet vetëm përmes aparaturave të posaçme, ndërsa theksoi se kjo ngjarje ka sjellë një tronditje të madhe në familjen e tyre.

“Me sa informacione kemi dimë që është një kompani turke që ka aparaturat, por emrin nuk ja di. Kemi marrë vesh që një rast i ngjashëm ka ndodhur në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin. Deri tani më shumë ka vullnetarë dhe disa ushtarë si dhe efektivë të policisë që po kërkojnë. Nuk mund ta gjejmë privatisht, terreni është shumë i thyer, makineritë nuk futen dot”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb