Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Kryemadhi u paraqit në ambientet e prokurorisë së posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje.

Gjatë hyrjes në prokurori ajo tha për gazetarët se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë, ndërsa tha se do të fliste me ta pasi të dilte pasi u pyet se përse ishte veshur me rroba të zeza.

“Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb