Me sezoni ne Bundesligës që po shkon drejt fundit, për t’u mësuar mbetet edhe e ardhmja e Xabi Alonsos, me teknikun që përflitet për një largim nga pankina e Leverkusen. Për këtë temë ka folur së fundmi mesfushori shqiptar i “Aspirinave”, Granit Xhaka.

“Mendoj se është më e lehtë për çdo ekip, për çdo lojtar, të dihet se kush do të jetë në stol edicionin e ardhshëm.

Trajneri do të jetë këtu për aq kohë sa do të jetë. Ai nuk ka lënë përshtypje fare se dëshiron të largohet. Por pavarësisht se çfarë ndodhë, ne kemi pasur kohë të shkëlqyer” – tha Xhaka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb