Gjendja fizike e Egnatias është ajo çka tremb më shumë në kampin rrogozhinas.

Vetëm të martën rrogozhinasit luajtën 120 minuta shumë intensive përballë Dinamos në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe përveç peshës psikologjike të humbjes, skuadra e Tetovës duhet të “kapërdijë” edhe lodhjen e madhe, që u krijoi probleme disa lojtarëve.

Braziliani Fernando e la lojën me barelë për shkak të një kontraktimi muskulor, teksa edhe lojtarë të tjerë treguan shenja dorëzimi fizik. Megjithatë, nga informacionet që vijnë në kampin rrogozhinas, mjekët dhe përgatitësit atletikë kanë bërë përpjekjet e nevojshme për t’i relaksuar muskujt e futbollistëve kampionë në fuqi dhe gjithçka duket në rregull. Fernando ka arritur të rikuperohet dhe shanset janë që braziliani të sakrifikojë për ta nisur nga minuta e parë.

Siç dihet, vazhdon të mungojë prej kohësh dyshja e mbrojtjes, Edison Ndreca dhe Renato Malota, duke e privuar jo pak Tetovën sa u përket zgjedhjeve që do të bëjë në formacion. Ngjeshja e kalendarit edhe në të kaluarën gjatë këtij sezoni, ka shqetësuar jo pak Edlir Tetovën, por me atë që ndodhi në finalen e Kupës, duket se e gjitha është kthyer edhe në një “asist” për kundërshtarin, Partizanin. Sa i përket formacionit, Tetova pritet të luajë me rreshtimin klasik të tij. Sota pritet të fitojë sërish një vend titullari, teksa pjesa tjetër nuk ndryshon.545

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb