Tekniku i Interit, Inzaghi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes gjysmëfinale së Champions ndaj Barcelonës.

“Do të duhet të jemi të mirë, të luajmë një ndeshje ekipore. Kemi përballë një grup shumë cilësor, që luan posedimin dhe kundërpresingun, do të na duhet Interi i vërtetë. Yamal? Kemi analizuar se ku mund të bëjmë më mirë, idealja do të ishte t’i kufizojmë furnizimet, por ka shumë lojtarë të tjerë të fortë”.

“Shpresojmë për këtë fitore, kemi pasur një ecje të shkëlqyer dhe tani ka një pikë kthese të mundshme. Do të luajmë me qartësi, ritëm, agresivitet dhe dëshirë, gjithçka që na nevojitet për të arritur në finale”.

“San Siro do të jetë një vlerë e shtuar, na ka ndihmuar shumë në këto vite dhe kështu do të jetë edhe nesër mbrëma. Për mua personalisht ka një kënaqësi të madhe, por ka pasur shumë punë nga të gjithë, në radhë të parë nga lojtarët e mi.

“Lautaro dhe Pavard? Motivimet janë shumë të rëndësishme, por duhet t’i vlerësojmë të dy fizikisht. Treguesit e Benjamin ishin të mirë, Lautaro sigurisht që do të bëjë diçka në grup këtë pasdite, pastaj do të vlerësojmë me stafin pasi të flasim me të”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb