Real Madrid ka shansin e artë për të ngushtuar diferencën prej katër pikësh me Barcelonën kryesuese, teksa këtë fundjavë luhet El Classico. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori i Los Blancos, Federico Valverde e ka konsideruar këtë ndeshje si më të rëndësishmen e sezonit.
“Këto humbje përqendrimi nuk mund të ndodhin përsëri. Na ka ndodhur më shumë se një herë – si në kampionat ashtu edhe në Champions League.
Duhet të përmirësohemi. El Clasico është shansi ynë i fundit, ndeshja më e rëndësishme e sezonit”, ka theksuar Valverde.
