Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një videoje deklaratave të liderit të opozitës, Sali Berisha nga Dibra. Kreu demokrat tha se pas zgjedhjeve të 11 majit ai do ta largonte Ramën nga Shqipëria.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan ai që do të largohet nga Shqipëria do të jetë këshilltari amerikan i fushatës së demokratëve, Chris LaCivita, të cilit Rama i drejtohet si Latifi.
Duke shtuar më tej se “”magjistari” mori gjithë ato para dhe s’i gjeti një copë sapun për të lartë katranin e listës së zezë”?…
Postimi
Po ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë?
Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin, meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…
(BalkanWeb)
