Një 43-vjeçare është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, pasi ka humbur kontrollin e automjetit ka përplasur një këmbësor.
76-vjeçari si pasojë e plagëve humbi jetën në vendngjarje.
Shtetasja akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftim i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen Z. K., 43 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor, i cili humbi jetën në vendgjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
