Manchester United mund të humbasë kapitenin për sezonin e ardhshëm. Sipas kanalit televiziv maroken Arriyadiyah, drejtorët e klubit saudit Al-Hilal kanë udhëtuar në Angli për të takuar përfaqësuesit e Bruno Fernandes, për të filluar negociatat për transferimin e mesfushorit portugez.
Sipas asaj që shkruahet, Al Hilal tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare për Fernandes.
Sidoqoftë, futbollisti është i lidhur me “Djajtë e Kuq” deri në qershor 2027 dhe Manchester United nuk ka ndërmend ta shesë.
Deri më tani, Bruno Fernandes ka luajtur 285 ndeshje për skuadrën angleze, duke shënuar 98 gola dhe duke dhuruar 85 asiste.
