Pas dy sezonesh te Laçi, William Cordeiro ka ndarë rrugët me klubin. Ka qenë vetë futbollisti brazilian që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Fundi i një cikli. Kalova dy sezone me këtë fanellë, në të cilat isha shumë i lumtur. Dua të falënderoj të gjithë në këtë klub, presidentin Pashk Laska, Dario Pali dhe të gjithë ekipin e tij, dhe të falënderoj të gjithë tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë. Më vjen keq që nuk i arritëm qëllimet tona këtë sezon, por do të mbështes që klubi të kthehet në vendin që i takon, që është Superliga. Faleminderit shumë.”, u shpreh Cordeiro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb