Kreu i PS, Edi Rama gjatë takimit elektoral në qytetin e Kavajës, kritikoi ashpër qeverisjen e PD dhe mënyrën se si kanë trajtuar procesin e primareve dhe kandidatët e dalë prej tij.

Rama i bëri thirrje demokratëve të mos hedhin “votën në kënetë” më 11 maj, duke ironizuar zgjedhjet e brendshme të PD-së dhe duke përmendur rastin e Hysen Kadiut, kandidatit më të votuar në Qarkun Tiranë, i cili sipas tij u injorua nga drejtuesit e partisë.

“Fitoi primaret në gjithë Tiranën dhe përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi! Sepse bufi nuk do individë të lirë, do skllevër.

Nuk do qytete të bukura, do vendbanime që jetojnë në hijen e tij,” tha Rama, duke përdorur metaforën e “bufit” për të përshkruar Berishën.

Kryeministri theksoi se Berisha gëzoi mbështetje të pakushtëzuar vetëm në dy qytete: Tropojën dhe Kavajën, të cilat, sipas tij, janë ndër më të neglizhuarat për sa i përket investimeve.

Edi Rama: A ju bëri qytetin? Jo. Aq sa është bërë, e kemi bërë ne; aq sa do bëhet, do ua bëjmë ne. Nuk ju respektoi, ju mori votat dhe ju injoroi. E hëngri Hysen i shkretë. Ku është Hysa? Te barku i bufit!”

Sot i them Pandit: kjo është arsyeja që ke ardhur këtu. Duam që kavajasve t’u dalim borxhit. Na jepni 5 më 11 maj, dhe ne do t’ua kthejmë 5-fish në një mandat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb