Pas më shumë se pesë muajsh protestash, studentët në Serbi kanë kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke sfiduar si Qeverinë ashtu edhe opozitën.

Studentët protestues e arsyetuan kërkesën e tyre përmes një njoftimi në Instagram se “pushteti nuk po tregon as iniciativën më të vogël” për t’i përmbushur kërkesat e tyre.

Përgjegjësia për vdekjen e 16 njerëzve nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si dhe ndjekja penale e atyre që kanë sulmuar studentë dhe pjesëmarrës të tjerë gjatë protestave, janë ndër kërkesat kryesore që studentët ua kanë paraqitur institucioneve të Serbisë.

“Konstatojmë se rrënjët e korrupsionit të pushtetit kanë depërtuar thellë në institucionet shtetërore, duke pamundësuar ushtrimin e pavarur të detyrave nga këto institucione”, thuhet në deklaratën e studentëve, e publikuar më 5 maj.

Në rast se mbahen zgjedhje, studentët kanë bërë të ditur se nuk do të paraqesin listë kandidatësh, por do të mbështesin ato parti apo lista që, sipas tyre, mund të formojnë një qeveri që do t’i përmbushë kërkesat e tyre.=

Si po reagon opozita ndaj kërkesës së studentëve?

Shumica e partive opozitare kanë shprehur mbështetje për studentët protestues dhe për kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Partia Demokratike (DS) ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë “çdo ndihmë për një listë universitare-studentore”, por vetë nuk do të garojë në ato zgjedhje. Megjithatë, DS-ja thekson se “në Serbi nuk ekzistojnë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Fronti i gjelbër majtist (ZLF) e konsideron të arsyeshme kërkesën për zgjedhje të reja, duke thënë se “Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka humbur çdo legjitimitet për të udhëhequr vendin”. Ata theksuan se qëllimi i tyre kryesor është rrëzimi i pushtetit aktual.

Mbështetje për këtë kërkesë kanë dhënë edhe lëvizja Kreni-promeni (Lëviz-Ndrysho), Kryengritja Ekologjike dhe Partia Socialdemokrate (SDS).

“E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë e rëndë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ka shkruar Boris Tadiq, kryetar i SDS-së, në rrjetin social X.

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (NDSS), Millosh Jovanoviq, ka deklaruar se është “dëm i madh nëse është hequr dorë nga ideja e një Qeverie tranzitore”.

“NDSS ende beson se kjo është e vetmja zgjidhje e mundshme, që mund të realizohet vetëm nëpërmjet bashkimit të të gjithë qytetarëve me bindje opozitare”, tha Jovanoviq për agjencinë Beta.

Lëvizja Popullore e Serbisë, nën udhëheqjen e Miroslav Alleksiq, ka qenë për zgjedhje të parakohshme edhe para kërkesës së studentëve.

Deri në përfundim të këtij artikulli, Partia e Lirisë dhe e Drejtësisë (SSP) nuk është prononcuar për zgjedhjet e mundshme të parakohshme.

Carney thotë se pati “diskutime shumë konstruktive” me Trump dhe do ta takojë përsëri në takimin e G7 në qershor.

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në qershor në Samitin e G7 në Kananaskis, Alberta.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb