Në emisionin “LOG.” në News24, kandidatja e PS në qarkun e Durrësit Milva Ekonomi, u shpreh se beteja e Shqipërisë është përfitimi nga plani i rritjes që BE aplikon për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ekonomi tha se paketa e ndihmës që Shqipëria ka përfituar nga BE, 90 % kredi dhe 10 % grant, ndërsa me planin e rritjes, ky raport është invers. bëhet 90 përqind grant dhe 10 përqind kredi.
Milva Ekonomi: U bë një samit në Edinburg, ku Rama foli për energjinë kur tha se ne shesim energji të pastër që prodhojmë dhe kur kemi nevojë na shitet një energji jo e pastër por me çmime shumë të larta. Pas kësaj, Shqipëria fitoi mbështetje buxhetore nga BE.
Në planin e rritjes që Shqipëria ngulmoi fort, gjithë vizionin, që ju nuk flisni për integrimin pa rritur gdp. Plani është ndërtuar me faza, sa të zotë do jemi që ti bëjmë ato gjëra me standarde.
Për AKU, Bujqësinë janë të vështira për tu realizuar.
Paketa që kemi marrë ndihmë nga BE, pjesa më e madhe është kredi dhe më ps grant. Në planin e rritjes, bëhet 90 përqind grant dhe 10 përqind kredi. Kjo është beteja që ka Shqipëria. Kemi dhe biznese në Shqipëri të zotët që mund ta bëjnë.
(BalkanWeb)
