Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, sapo ka lëshuar një deklaratë…
Ai tha: “Armiku i pabesë ka nisur një sulm frikacak në pesë vende brenda Pakistanit. Ky akt i neveritshëm agresioni nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.”
“Pakistani rezervon të drejtën absolute për t’iu përgjigjur me vendosmëri këtij sulmi të paprovokuar indian – një përgjigje e vendosur është duke u ndërmarrë tashmë.
“I gjithë kombi qëndron i bashkuar pas forcave të tij të armatosura dhe morali e vendosmëria jonë mbeten të patundura. Mendimet dhe lutjet tona janë me oficerët dhe ushtarët e guximshëm të Pakistanit.”
“Populli i Pakistanit dhe forcat e tij janë plotësisht të përgatitura për t’u përballur dhe për të mposhtur çdo kërcënim me forcën dhe vendosmërinë tonë.
“Armikut nuk do t’i lejohet kurrë të arrijë qëllimet e tij dashakeqe.”
(A.A/BalkanWeb)
