Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Hasin pasditen e kësaj të mërkure.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pla, humbi jetën Rushit Sallahu 34 vjeç, ndërsa autori është identifikuar si Ylje Jaku 41 vjeç. Ky i fundit është prangosur nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Sallahu u gjet i ekzekutuar me një plumb brenda në automjetin e tij.
Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt i hershëm mes të dyve për një pronë. Ata ishin përplasur me njëri-tjetrin edhe disa ditë më parë, sherr i cili sot i mori jetën 34-vjeçarit.
(BalkanWeb)
