Universiteti “Luarasi” organizon Konferencën shkencore ndërkombëtare “Drejtësia, siguria dhe të drejtat e njeriut”.
Admir Belishta, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi”, ka deklaruar se kjo është konferenca më e madhe e organizuar nga ky universitet që nga themelimi i tij, duke shtuar se një moment i tillë tregon seriozitetin e treguar në këtë drejtim.
Ai ka dhënë detaje edhe në lidhje me organizimin e konferencës ku ka bërë me dije se do të ketë 95 referime mbi tema të ndryshme, nga 142 referues të ndarë në 6 panele.
“Kjo konferencë po zhvillohet në bashkëpunim me 16 universiteteve nga rajoni dhe vendet e BE. Sot pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësi të ndjekin mbi 95 referime që u përkasin mbi 142 referuesve të kësaj konference, në fusha të ndryshme të së drejtës. Referuesit do të ndahen në 6 panele, njeri prej tyre online.
Kjo konferencë përbën eventin e kërkimit shkencor më të madhin e këtij formati të Universitetit “Luarasi” që nga themelimi i tij. Kjo tregon qartazi për përgjegjësinë dhe seriozitetin e treguar në këtë drejtim.
Më lejoni që në emër të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Luarasi, si organizator i kësaj Konference të përgëzoj për impenjimin disa mujor të treguar në organizmin e kësaj konference, zyrën e kërkimit shkencor të këtij Fakulteti”, tha Dekani i Fakultetit të Drejtësisë te Universiteti “Luarasi”.
(BalkanWeb)
