Vijojnë dhe bëhen edhe me të ashpra përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politik të Elbasanit nga radhët e PD, Tomor Alizoti.

Pas deklaratave të kreut të qeverisë në drejtim të tij, mbrëmjen e së mërkurës erdhi edhe përgjigjja e demokratit.

“Çuni i Kristaqit, respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit siç ke qenë gjithnjë. Ka një koncept në filozofinë e njohjes, si e shohin njerëzit botën. Dhe i famshmi Kant thotë: “njerëzit botën e shohin siç janë vetë”. Nëse je çyryk, të duken të gjithë çyrykë. Të nderuar demokratë çohuni të gjithë që këtë njeri ordiner, siç erdhi pa brekë ta çojmë pa brekë”, u shpreh Alizoti.

Demokrati nuk i ndali ironitë edhe ndaj Taulant Ballës.

“Kam edhe një kërkesë falje sepse e ula pak regjistrin dhe i kërkoj ndjesë intelektualit më të madh që ka prodhuar Shqipëria që është Taulant Balla i cili mund të jetë prekur nga ulja e nivelit politik. Ndjesë qytetarëve të Elbasanit, por njerëzve banalë u duhet thënë se kush janë siç janë”, vijoi ai.

Drejtuesi politik i Elbasanit nuk harroi të përmendë edhe Ervin Salianjin.

“Dua të përshëndes vëllanë tonë, mikun tonë që çyryku e burgosi, Ervin Salianji”.

Alizoti i bëri këto deklarata gjatë mitingut përmbyllës të opozitës në qytetin e Elbasanit.

Fjala e plotë e Alizotit
Sot më ka bërë përshtypje diçka, niveli i lartë it ë gjithë diskutuesve, niveli elitar i PD-së. ju e dini që uk rri rehat. Çuni i Kristaqit respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit, siç ke qenë gjithmonë.

Ka një koncept në filozofinë e njohjes. Njerëzit e shohin botën siç janë vetë. Nëse je vetë cyrykë, të duken të gjithë çyrykë. Po flas për shkencë.

Dua të përshëndes vëllian tonë, mikun tonë që çyryku e burgosi, Evin Salianji.

Këto ditë javë vendimtare që të çlirohet kombi kombëtar. Mos harroni se ky njeriu shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit vëllai im dhe përqeshte Albin Kurtin.

Mos harroni se kur u vra Afrim Bunjaku, i kam shkuar në shtëpi dhe kam takuar vajzën e tij të vetme, e cila qante për babain e vetë dhe i kam thënë ato fjalë në parlament. Afrim Bunjaku, heroi nuk ta shoh vajzën e vetë të martohet, ndërsa i biri i Kristaqit, sllavo-kumunisti, tha pas një jave se toka e Mitrovicës nuk i përket askujt.

Të nderuar demokrat çohuni të gjithë, që këtë njeri ordiner, siç erdhi pa brekë, ta çojmë pa brekë. Ky që ka jetuar tërë jetën në vila, dje tha dy fjalë. Tha që Alizoti po ngatërrohet me partinë e gabuar, vendin e gabuar dhe njeriun e gabuar.

O çuni Kristaqit, ne e kemi kënaqësi të merremi me ish-Partinë e Punës.

Pastaj ky do mbetet në historinë e kombit shqiptar, njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës vuri kokën e tij. E keni parë që në Tiranë një ndërtesë me formën e kokës së tij.

Nëse Shqipëria sot i ka bërë gjithçka, kur të vijë PD-ja do t’i bëjë falas. Për të parë kokën e tij do ta bëjmë me biletë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb