Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka përndjekur një  33-vjeçare.

Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ai kundërshtoi me dhunë, punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. H., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 33-vjeçare. Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ai kundërshtoi me dhunë, punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

( BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb