Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu, ka reaguar pas lajmeve që flasin për lejimin e udhëtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu e ka interpretuar këtë si një kapitullim të asaj që e quan “sulm i ekstremit të majtë sorosist” ndaj Berishës dhe ndaj pluralizmit në Shqipëri.
Sipas tij, kjo zhvillim dëshmon se Berisha është i lirë të udhëtojë drejt SHBA-së “kur të dojë”, ndërsa thekson se “Departamenti i Shtetit deklaron se SHBA-të nuk mund të mbeten peng i vendimeve politike të administratës Biden”.
“Ndryshimi nuk po vjen, ndryshimi ka ardhur”, shkruan Balliu, duke i bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë numrin 1 në fletën e votimit, në mbështetje të Partisë Demokratike.
Postimi:
Sulmi i ekstremit të majtë Sorosist ndaj Sali Berishës dhe pluralizmit në Shqipëri kapitulloi.
Sali Berisha mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur të dojë.
Departamenti i Shtetit deklaron se SHBA-të nuk mund të mbeten peng i vendimeve politike të administratës Biden.
Ndryshimi nuk po vjen ndryshimi ka ardhur.
Në 11 Maj voto ndryshimin, 🗳️voto numrin 1.
