Xavi synon që të rikthehet shpejt në pankinë. Kjo është ajo që ka deklaruar vetë tekniku, në një intervistë të dhënë.

“Nuk jam me nxitim, por do të doja një projekt serioz, ku të më thonë: ‘Ke katër vjet për të punuar dhe për të zhvilluar një ide.

Do të doja të isha trajner në Premier League, atje ka një pasion të vërtetë. Në Spanjë ka rëndësi vetëm rezultati”.’

“Vetëm shikoni se çfarë ndodh me Ancelottin, i kritikuar pavarësisht se ka fituar 30 tituj në dhjetë vjet. Siç tha Valverde: nëse e kritikojnë atë, çfarë shprese kemi ne të tjerët?”, deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb