Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “LOG.” tha se procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të monitorohet duke mos lejuar vjedhjen e votave gjatë këtij procesi.
Shehaj tha se në terren do të jenë mbi 1 mijë vëzhgues në të gjithë vendin për të mos lejuar që votat e “Mundësisë” të keqpërdoren.
Agron Shehaj: Pushteti do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, por votat e Mundësisë nuk do të preken.
Ne kemi mbi 1 mijë vëzhgues në cdo tavolinë ku do të filmojmë pjesën më të madhe të kutive të votimi.
Vjedhja e votës është inekzistente. Është e sigurt që do të monitorojmë procesin e numërimit.
